Ministri Ferat Shala me bashkëpunëtorët e tij priti sot një delegacion të banorëve të fshatit Hade. Ai i dëgjoi përfaqësuesit e këtij fshatit për shqetësimet e tyre, të cilat kishin të bënin me përfundimin e dislokimit të banorëve sipas planit 2004-2017.
Ai i informoi ata rreth kompetencave të MMPH, dhe ritheksoi qëndrimin e mëhershëm se kërkesat e qytetarëve të fshatit Hade janë të arsyeshme dhe legjitime, të cilat duhet të zgjidhen me prioritet nga institucionet përkatëse.
Ministri Shala mori për obligim që ta organizojë një takim të përbashkët ku do të ftoheshin përfaqësuesit e MZHE dhe KEK-ut, me mundësi të pjesëmarrjes edhe të përfaqësuesve të fshatit Hade për të diskutuar mundësinë e zgjidhjes së këtyre kërkesave.
Komunikimi i MMPH me përfaqësuesit e fshatit Hade do të jetë i vazhdueshëm dhe transparent edhe në të ardhmen.
-
Raport i KTV-së nga protesta e sotme të banorëve të Hades
-
Banorët e Hades, të pakënaqur me procesin e zhvendosjes protestojnë para Qeverisë
-
Në MMPH biseda për zgjerimin e mihjeve të KEK-ut dhe procesin e zhvendosjes
-
Banorë të “Mati I” të Prishtinës ankohen në MMPH për ndërtime të kundërligjshme
-
Ministri i MMPH i ofron bashkëpunim Universitetit Bujqësor të Tiranës