Ministri i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të Kosovës, Ferat Shala, me bashkëpunëtorët e tij priti sot përfaqësuesit banorëve të lagjes “Mati 1” të Prishtinës.
Sipas njoftimit për opinion rreth këtij takimi, temë e takimit ishin ndërtimet në lagjen “Mati 1”, që sipas banorëve janë në kundërshtim me ligjet në fuqi.
Ministri Shala i dëgjoi shqetësimet e përfaqësuesve të banorëve dhe premtoi se do të ndërmerr të gjithë hapat e nevojshëm që lejon legjislacioni në fuqi rreth kësaj çështje. Ai i njoftoi përfaqësuesit e banorëve rreth kompetencave të MMPH dhe ritheksoi qëndrimin se kërkesat e banorëve do të shqyrtohen me prioritet.
Ministri Shala premtoi se do të jetë i hapur për diskutim edhe në të ardhmen, nëse një gjë e tillë konsiderohet e nevojshme, thuhet në njoftim.
-
Ndërtimtarët e Kosovës paraqesin shqetësimet në MMPH
-
Problemi me mbeturinat, banorët e “Matit 1” protestojnë në komunë
-
Ministria e vlerëson të kundërligjshëm vendimin për ndryshimin e hartës zonale në Lipjan
-
Ahmeti shfajësohet për çështjen e ndërtimeve në Badoc - fton për presion ndaj MMPH-së
-
MMPH-ja mohon se ka obliguar Komunën e Prishtinës të veprojë në kundërshtim me ligjin për rastin e Badocit