Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kroacia i ofron Kosovës përvojën e saj në procesin e integrimeve evropiane

Në kuadër të vizitës zyrtare në Kroaci, ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferat Shala, është pritur nga ministri i Mjedisit dhe Energjisë së Kroacisë, Slaven Dobroviq.

Fillimisht ministri Shala ka falënderuar homologun e tij Dobroviq për mikpritjen dhe gatishmërinë për bashkëpunim në mes dy ministrive, duke vlerësuar lart kontributin e shtetit kroat për Kosovën në të gjitha fazat e zhvillimit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Sot jemi këtu më shumë për të njohur dhe për të shikuar mundësitë e bashkëpunimit dhe shkëmbimit të përvojave”, ka thënë Shala.

Ministri kroat i dëshiroi mirëseardhje delegacionit nga Kosova dhe shprehu gatishmërinë e bashkëpunimit dhe ofrimit të përvojave kroate në të gjitha sektorët që mbulon kjo ministri.

“Dëshirojmë të ofrojmë përvojën tonë sidomos në procesin e integrimeve evropiane për të dhe ju bërë më të lehtë integrimin në BE, duke ofruar shembuj dhe përvoja konkrete nga shteti kroat”, ka thënë Dobroviq.

Në kudër të fushave dhe mundësive konkrete të bashkëpunimit janë përmendur projektet nga fondet e BE-së, politikat mjedisore, zhvillimi i qëndrueshëm, menaxhimin e mbeturinave, menaxhimi i resurseve ujore, ndryshimet klimatike dhe parqet kombëtare.

Me qëllim të bashkërendimit të aktiviteteve të bashkëpunimit u propozua që të formohen grupe punuese të ekspertëve për të shkëmbyer përvoja nga fushat e lartë përmendura si dhe të organizohen vizita studimore dhe forume.

Në fund të takimit, ministri Shala ftoi ministrin kroat që të vizitojë Kosovën.