Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ndërtimi i rrugës alternative Pejë-Rugovë bllokohet shkaku i OSHP-së

Rruga alternative që lidh Pejën me Rugovën, konkretisht nga Maja e Zezë në drejtim të Qafës së Peklenes, Shtupeq i Vogël e deri te vendi i quajtur Varri i Sykut ende nuk ka përfunduar.

Kjo rrugë ishte paraparë të përfundonte brenda 3 vjetëve, por tash janë bërë 4 vjet prejse ka filluar punimet dhe ato ende janë në fazën e parë.

Sipas operatorit fitues, punimet janë realizuar varësisht nga sigurimi i mjeteve nga Ministria e Infrastrukturës, si financuese e këtij projekti.

“Deri në Qafë të Peklenes që del, ajo kryhet sivjet, pat pare a spat pare. Se u bë tepër dhe jam i interesuar me përfundu”, ka thënë pronari i kompanisë “Graniti”, Ismet Loshi.

Faza e dytë e saj ka 5 kilometra që përfshin pjesën nga Qafa e Peklenes deri në vendin Varri i Sykut.

Edhe Banorët kërkojnë hapjen e kufirit në Çakorr, institucionet heshtin Arbëri Banorët kërkojnë hapjen e kufirit në Çakorr, institucionet heshtin

Tenderi i shpallur në shtatorin e kaluar për këtë segment pas rivlerësimit të tij nga fillimi i shkurtit gjendet sërish në Organin Shqyrtues të Prokurimit, për shkak të ankesave të operatorëve konkurrues.

Lënda është bllokuar në OSHP, për shkak se prej 31 marsit i ka skaduar mandati Bordit të OSHP-së dhe pa Panelin Shqyrtues nuk do të mund të shqyrtohen ankesat e operatorëve ekonomikë.

“Ka mbet lënda ende pa u zgjedh dhe tani paneli nuk është funksional pasi që i ka skaduar mandati. Duhet tash me prit dhe për fatin e kësaj lënde na njoftojnë ata çka me vepruar ma tutje”, ka thënë menaxheri i Zyrës së prokurimit në Komunën e Pejës, Xhemë Berisha.

Bordi i ri duhet të emërohet nga Qeveria, e cila emrat për kandidatët i dërgon në Kuvendin e Kosovës për votim.

Edhe Pa zgjidhje takimi mes përfaqësuesve të kompanive të autobusëve dhe zyrtarëve të Prishtinës Arbëri Pa zgjidhje takimi mes përfaqësuesve të kompanive të autobusëve dhe zyrtarëve të Prishtinës

KOHA ka kërkuar përgjigjeje nga Ekzekutivi lidhur me përzgjedhjen e bordit të ri të OSHP-së, por nuk ka marrë përgjigje.