Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ndërtimi i impiantit, peng i rishikimit të projektit

Zvarritet projekti i ujërave të zeza në fshatin Uglar të Komunës së Gjilanit. Financimi i tij del të jetë problem i mungesës së 35 milionë eurove.

Ndryshe ujërat e zeza vazhdojnë të derdhen në zonën urbane dhe në zona rurale të Gjilanit në mungesë të sistemit të kanalizimit dhe të impiantit, i cili do të trajtonte ujërat e zeza, shkruan sot Koha Ditore.

Drejtues të Komunës së Gjilanit kishin zhvilluar një takim me përfaqësues të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) dhe Bankës Investive Evropiane (BEI) ku edhe kishin diskutuar për çështjen e financimit të projektit të ndërtimit të impiantit për ujërat e zeza, ku sipas tyre këto dy institucione kanë shprehur në parim mbështetjen për financimin e projektit.

Drejtoresha e Zhvillimit Ekonomik e Komunës e Gjilanit, Valbona Tahiri, deklaron se duhet një rishikim i projektit të ndërtimit të impiantit të ujërave të zeza, i cili do të përfundojë në 12 muajt e ardhshëm. Ajo thotë se përfaqësuesit e BERZH-it dhe përfaqësuesit e Bankës Investive Evropiane do të rishikojnë projektin me qëllim që të kenë saktësi të dhënave të gjendjes reale në terren. Ajo shpreson se financimi i projektit do të ndodhë nga këto dy institucione, ngase për këtë projekt komunal është e njoftuar edhe Qeveria e Kosovës. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)