Inspektorati Qendror i Punës ka njoftuar për ndalimin e punës në dy kantiere ndërtimi në dy raste të ndara. Njëra është ndaluar në Komunën e Podujevës ndërsa tjetra në Shtime. Ndërsa në Ferizaj është hapur rast në Policinë e Kosovës sepse nuk po respektohej ndalesa e mëparshme.
Puna në kantieret e ndërtimit në Podujevë dhe Shtime është ndaluar deri në eliminimin e parregullsive të evidentuara.
“Në rastin në Komunën e Ferizajt, është hapur rast në Policinë e Kosovës, për dëmtimin e shiritit ndalues, pasi punëdhënësi, edhe përkundër vendimit në fuqi për ndalimin e punimeve, ka vazhduar punën në kundërshtim me urdhrin e inspektorit. Masat e ndërmarra synojnë parandalimin e aksidenteve në vendin e punës dhe garantimin e kushteve të sigurta për punëtorët”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Inspektoratit të Punës.
Gjatë ditës, ministri në detyrë i Punës, Andin Hoti, njoftoi se inspektimi tash e tutje ka kaluar në mënyrë digjitale dhe do të përfshihen edhe dronët për inspektim.
Këtë vit, siç ka njoftuar Inspektorati Qendror i Punës, numri i vdekjeve në vendin e punës ka shkuar në 12 persona.
-
Nga 72 vende pune të inspektuara, ndalohen punimet në 34 prej tyre
-
Vdekja e punëtorit në Ferizaj, ndalohet për 48 orë një person
-
Siguria në vendin e punës, Hoti: Ndalëm punimet në rreth 300 vendpunishte
-
Inspektorati ndalon punimet në gjashtë objekte ndërtimi në Prishtinë, Pejë e Mitrovicë
-
Inspektorati ndalon punimet në 12 vendpunishte, konsiderohen me rrezik për punëtorët