Katër persona janë shoqëruar në Polici pas marrjes së informacioneve se një qytetar është thirrur në telefon dhe i është kërkuar të votojë për një parti të caktuar, përndryshe do t’i ndërpriteshin ndihmat sociale nga sistemi i Serbisë. Rasti ka ndodhur rreth orës 15:20.
Sipas informacioneve të para, dyshohet se thirrja ka ardhur nga qendra për punë sociale në Zubin-Potok, ka njoftuar Policia.
Pas bastisjes së këtij lokacioni, policia ka gjetur prova që lidhen me veprën penale “Cenim i përcaktimit të lirë të votuesve”.
Katër persona janë shoqëruar në stacionin e policisë si të dyshuar në lidhje me këtë rast.
Ata janë marrë në pyetje, ndërsa pas konsultimit me prokurorin kujdestar do të merret vendimi për hapat e mëtejshëm.
-
Ndalohen pesë persona të dyshuar për “cenim të përcaktimit të lirë të votuesve” në veri
-
Pesë persona të ndaluar për vepra penale lidhur me zgjedhjet
-
Policia: Gjatë javëve të fundit pranuam informacione të shumta për ndërhyrje të jashtme në zgjedhje
-
Protestë në Graçanicë pas arrestimit të zyrtarëve që kërcënuan votuesit
-
Ndalohen për 48 orë edhe 34 persona të dyshuar për manipulim me vota