Zyrtarë të NATO-s nuk kanë pranuar të komentojnë deklaratat e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që tha se në Kosovë mund të ketë konflikt si në Nagorno-Karabakh, nëse përpjekjet për paqe dështojnë.
“Misioni i KFOR-it, i udhëhequr nga NATO-ja, mbetet plotësisht i përqendruar në zbatimin e mandatit nga Kombet e Bashkuara, për të ofruar siguri dhe liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë”, ka thënë në një përgjigje për REL një zyrtar i NATO-s. “Ne gjithashtu vazhdojmë të mbështesim dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës, me ndihmën e BE-së, si zgjidhje të vetme të përhershme politike për stabilitetin në Kosovë dhe në rajonin e gjerë të Ballkanit Perëndimor”.
Deklarimi i presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, që krahasonte Kosovën me situatën në Nagorno-Karabakh dhe se “konflikti i ngrirë” mund të përshkallëzojë në katastrofë, nga Kosova u pa si kërcënim për luftë.
-
BE-ja e NATO nuk i përgjigjen ftesës së liderëve kosovarë për të dënuar deklaratën e Vuçiqit
-
NATO-ja e gatshme të intervenojë po që se rrezikohet stabiliteti
-
Kosova e sheh si kërcënim për luftë deklarimin e Vuçiqit
-
MPJD-ja i përgjigjet Vuçiqit: Dialogu me Serbinë të vazhdojë pas pranimit në NATO
-
Osmani: Vuçiqi po kërcënon me luftë, pres reagim nga BE-ja dhe NATO