NATO-ja ka dënuar fuqishëm sulmet e paprovokuara ndaj ushtarëve të saj në veri të Kosovës të cilat kanë sjellë edhe deri te plagosja e disa prej tyre.
“Sulmet e tilla janë krejtësisht të papranueshme. Dhuna duhet të ndalet menjëherë. U bëjmë ftesë të gjitha palëve të përmbahen nga veprimet të cilat nxisin edhe më shumë tensione dhe të angazhohen në dialog”, thuhet në deklaratën e NATO-s.
Në të përsëritet se “KFOR-i do të ndërmerr të gjitha hapat e nevojshëm për të ruajtur një mjedis të sigurt dhe stabil, dhe të vazhdojë të jetë i paanshëm në përputhje me mandatin e Këshillit të sigurimit të OKB-së 1244 të vitit 1999“ thuhet në këtë komunikatë.
-
Stoltenberg: Dhuna po i kthen prapa Kosovën dhe të gjithë rajonin
-
NATO i kërkon Kosovës “shtensionimin e menjëhershëm të situatës” në veri
- NATO-ja të jetë më serioze në kërkesën ndaj Serbisë për përgjegjësinë për sulmet ndaj ushtarëve të saj
-
NATO-ja thotë se po monitoron trendët shqetësues në Ballkanin Perëndimor
-
NATO për aksionin në veri: Jemi të zhgënjyer, pati zotime për koordinim