Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Naser Makolli nuk vdiq dhunshëm por nga infarkti akut, thotë IML

Nga infarkti akut ka vdekur Naser Makolli në Qendrën e Paraburgimit në Lipjan. Ky është raporti përfundimtar i Institutit të Mjekësisë Ligjore, që vdekja e tij nuk ka qenë e dhunshme.

Vdekja e Naser Makollit në Qendrën e Paraburgimit në Lipjan nuk ka qenë e dhunshme.

Këtë për KohaVisionin e ka konfirmuar Liridona Kozmaqi nga Zyra për Komunikim e Prokurorisë.

Naser Makolli, që kishte ndarë qelinë për më shumë se 3 muaj me Astrit Dehari, vdiq në fillim të prillit.

“Sipas raportit përfundimtar të autopsisë, të dorëzuar në prokurori nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, pas analizimit të të gjitha analizave të kryera nga ky Institut, si përfundim është konstatuar se vdekja e të ndjerit është vdekje jo e dhunshme, e cila ka ardhur si pasojë e infarktit akut të miokardit për shkak të okluzionit të arteries koronare të majtë”, ka thënë Kozmaqi.

Edhe Naser Makolli nuk vdiq dhunshëm por nga infarkti akut Video Naser Makolli nuk vdiq dhunshëm por nga infarkti akut

Hetimet për rastin që është hapur si vdekje e dyshimtë, janë duke vazhduar.
 

Sipas Prokurorisë, tashmë janë intervistuar të gjithë personat që kanë qenë të përfshirë, duke filluar nga shokët e dhomës të së ndjerit, stafi mjekësor, gardianët dhe stafi tjetër i shërbimit korrektues, si dhe familjarët e të ndjerit.