Arbëri

Nagavci: Rrjedhjet e pyetjeve të testeve ndodhën si shkak i keqmenaxhimit të procesit

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, deklaroi se për shkak të mosmenaxhimit të mirë të procesit së Testit të Maturës dhe të Arritshmërisë, ka pasur rrjedhje të pyetjeve në internet.

Në një konferencë për media të martën, Nagavci tha se për mbikëqyrjen e Testit të Maturës, që është mbajtur javë më parë, ka pasur shtim të personelit, ndërsa për mbikëqyrjen e atij të Arritshmërisë, tha se është përgjegjësi e komunave.

“Është e vërtetë që për shkak të menaxhimit mbase jo të mirë ka ndodhur edhe rrjedhja e pyetjeve. E sa i përket të Maturës, kemi rritur numrin e personelit, ndërsa përgjegjësia për testin e Arritshmërisë është komuna”, tha ajo.

Nagavci shtoi se janë duke i adresuar masat e Ligjit e Testit të Maturës, për masat që duhet të merren në rast të shkeljeve.

Për nismën “Edukimi për Siguri”, që është paralajmëruar të futet si program edukativ, ministrja tha se tashmë është realizuar te 2100 nxënës dhe do të nisë në shtator.

“Këto organizime të para do të ndikojnë në përmirësimin dhe zhvillimin e këtyre programeve në mënyrë më të mirë. Sivjet do të kemië edhe kurrikulën në edukimin e hershëm, grupet punuese janë duke punuar në përpilimin e saj”, theksoi ajo.