Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Nagavci paralajmëron masa në rastin e dhunës ndaj 3-vjeçarit në Fushë-Kosovë

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka reaguar pas dhunës fizike që dyshohet se është ushtruar ndaj një 3-vjeçari në një çerdhe në Fushë-Kosovë. Ajo ka thënë se është thellësisht e shqetësuar nga pamjet e publikuara, derisa ka paralajmëruar se do të ketë masa ndaj institucionit dhe edukatoreve.

“E dënoj ashpër dhunën e ushtruar ndaj një të mituri në këtë institucion parashkollor. Dhuna është e papranueshme andaj, pres që kushdo që ushtron dhunë të marrë dënimin e merituar”, ka shkruar ajo.

Sipas saj, “ajo që është më shqetësuese sipas pamjeve të publikuara, është se nuk bëhet fjalë vetëm për një person por më shumë edukatore të involvuara e që e shton dyshimin se nuk është fenomen i izoluar”.

Ka shtuar se Inspektorati i Arsimit ndodhet në këtë institucion dhe sapo të pranojnë raportin, do të ndërmarrin masa të menjëhershme.

“MASHTI, komunat dhe në përgjithësi si institucione kemi obligim të kujdesemi e të sigurohemi për mirëqenien e të gjithë fëmijëve”, ka thënë ajo.

Edhe Ndalohen për 48 orë dy edukatoret me dyshimin për keqtrajtim të një 3-vjeçari LAJMET E MBRËMJES Ndalohen për 48 orë dy edukatoret me dyshimin për keqtrajtim të një 3-vjeçari

Haxhiu: Dhuna ndaj 3-vjeçarit, e dënueshme

Për rastin ka reaguar edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, duke thënë se dhuna ndaj 3-vjeçarit është e dënueshme dhe s'duhet të tolerohet.

ajo ka shkruar në Facebook se organet e drejtësisë po merren me rastin, e Qendra për Punë Sociale “duhet të ofrojë çdo shërbim të saj”.

“QPS-të bashkë me shkollat dhe kopshtet, dhe jo vetëm, janë institucionet të cilat mund të parandalojnë rastet e tilla. Ministria e Drejtësisë, në përputhje me kompetencat - përmes Departamentit të Politikave të Shërbimeve Sociale dhe Familjare, do të ofrojë mbështetjen e nevojshme, për interesin më të mirë të fëmijës dhe familjes”, ka shkruar Haxhiu.

Një 3-vjeçar dyshohet se është rrahur nga edukatoret në një çerdhe publike në Fushë-Kosovë.

Edhe Dyshohet se një 3-vjeçar është rrahur nga edukatoret në një çerdhe publike në Fushë-Kosovë Kronikë Dyshohet se një 3-vjeçar është rrahur nga edukatoret në një çerdhe publike në Fushë-Kosovë

Rasti është raportuar nga një familjar, i cili në Facebook ka postuar fotografi dhe video të nxjerra nga kamerat e vendosura brenda çerdhes.