Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci ka thënë se vetëm dy shkolla aktualisht kanë kaluar në mësim online shkaku i rritjes së rasteve me COVID-19.
Ndërsa mbi 95 për qind e shkollave po mbajnë mësimin me prani fizike të nxënësve.
“Mbi 95 për qind e shkollave janë duke zhvilluar mësimin me prani të plotë fizike të nxënësve. Janë dy shkolla, ‘Ismail Qemaili’ në Prishtinë dhe ‘Yll Morina’ në Gjakovë, që kanë kaluar për një javë në mësim nga distanca për shkak të rritjes së numrit të rasteve me COVID-19. Situata në shkolla po menaxhohet mirë nga shkollat”, ka thënë Nagavci për “Ekonomia Online”.
Artikuj të ngjashëm
-
Tetë shkolla në mësim online në Kosovë, rekomandohet që shkollat të mbyllen të fundit
-
Nagavci: S’kemi raport për shkollat në veri, kemi informata që në disa s’është mbajtur mësim
-
Nagavci bën thirrje për zëvendësim të orëve, fton fëmijët të shkojnë në shkollë të shtunave
-
Nagavci këmbëngul që mësimi të mbahet të shtunave
-
Nagavci kërkon nga SBASHK-u të reflektojë dhe mësimdhënësit t’i kthehen punës