Kreu i LDK-së, Isa Mustafa ka kërkuar zbardhjen e vrasjeve politike të veprimtarëve të LDK-së, transmeton Koha.net.
Këtë e ka bërë me rastin e 19 vjetorit të vrasjes së Enver Malokut, për zbardhjen e vrasjes së të cilit ka thënë se është imperativ i kohës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Enver Maloku jetoi e veproi me nder, me përkushtim dhe me vendosmëri të paepur për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. 19 vjet më parë Enveri u vra pabesisht, por kontributi i tij kolosal për Republikën e Kosovës do të përkujtohet përherë. Zbardhja e vrasjes së Enver Malokut dhe vrasjeve të tjera politike të veprimtarëve të LDK-së është imperativ i kohës. Lavdi jetës dhe veprës kombëtare të Enver Malokut”, ka shkruar Mustafa në Facebook.
