Lidhja Demokratike e Kosovës ka përkujtuar veprimtarin Enver Maloku në 22-vjetorin e vrasjes së tij.
Përmes një komunikate për media, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se Maloku i takon plejadës së intelektualëve, gazetarëve dhe publicistëve më të guximshëm të Kosovës që nuk kursyen as jetën e tyre për të mbrojtur bindjet dhe idealet e mëdha për një shtet të lirë dhe demokratik.
Ai tutje ka shtuar se është i pazëvendësueshëm kontributi i tij në drejtimin e Qendrës për Informimin e Kosovës e cila gjatë viteve të 90-a shërbente si Agjenci Kombëtare e Lajmeve
“Përmes informacioneve palëkundur, fuqishëm dhe me guxim të jashtëzakonshëm në kohën e okupimit serb, informoi dhe sensibilizoi opinionin ndërkombëtar mbi veprimet e regjimit të Millosheviqit për krimet e rënda dhe tragjike që po ndodhnin në Kosovë”, ka shkruar ai.
Mustafa ka thënë se “zbardhja e vrasjes së Enver Malokut dhe veprimtarëve tjerë nuk është vetëm detyrim ndaj familjes dhe LDK-së, por është një obligim ndaj demokracisë së Kosovës, shtetit ligjor dhe drejtësisë në vendin tonë”.
“Enver Maloku mbetet model i shkëlqyeshëm i gazetarëve dhe atdhetarëve të Kosovës, që pa asnjë ngurrim, me një përkushtim dhe vendosmëri të pafund dhe me dashuri ndaj vendit, punuan pa ndalur për lirinë, pavarësinë dhe demokracinë e Kosovës. Njerëzve të mëdhenj si Enver Maloku, u shënohet vetëm data e lindjes, sepse ata lindin për të mos vdekur kurrë. Ashtu siç e quante Presidenti Historik Ibrahim Rugova, qoftë i përjetshëm kujtimi, për Zëdhënësin e Pavarësisë, Enver Malokun!”, ka shkruar tutje ai.
-
LDK-ja kërkon zbardhjen e vrasjes së Enver Malokut
-
Mustafa kërkon zbardhjen e vrasjes së Enver Malokut
-
Osmani: Vrasja e Enver Malokut kërkon vënien e autorëve para drejtësisë
-
Osmani: Sot kujtuam karakterin e Malokut që kurrë s’u dorëzua para padrejtësive
-
Osmani për Xhemajl Mustafën: Nuk do të rreshtim së kërkuari drejtësi