Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka përkujtuar veprimtarin Enver Maloku në 21 vjetorin e vrasjes së tij.
Përmes një komunikate për media, Mustafa thotë se sot e kujtojnë njërën nga figurat kolosale të LDK-së, intelektualin dhe zërin e lirisë.
Mustafa thotë se kontributi i Enverit, si drejtues i Qendrës për Informim e Kosovës ishte i pazëvendësueshëm.
“Ishte meritë e Enver Malokut, që në kohë të okupimit të egër serb e luftës së ashpër, fjala u shqiptua guximshëm e pacenueshëm dhe institucioni që drejtoi ai, punoi si kurrë më parë në histori, në informimin dhe sensibilizimin e opinionit ndërkombëtar për krimet që po ndodhnin në Kosovën e viteve të 90-a. E duket se kjo punë fisnike e atdhetare, po ia zinte rrugën qarqeve antishqiptare - dhe më 11 janar 1999, pranë banesës së tij, ai u vra tinëzisht në prani të familjes së tij”, ka shkruar ai.
Sipas tij, edhe pas dy dekadave, vrasja e Enver Malokut mbetet e pandriçuar dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, kërkon me ngulm që secila vrasje e veprimtarëve të LDK-së, të zbardhet deri në fund.
“I përjetshëm kujtimi, për Heroin e Kosovës, Enver Malokun”, thuhet në njoftim.
-
LDK-ja kërkon zbardhjen e vrasjes së Enver Malokut
-
Mustafa kërkon zbardhjen e vrasjes së Enver Malokut
-
Osmani: Vrasja e Enver Malokut kërkon vënien e autorëve para drejtësisë
-
Osmani: Sot kujtuam karakterin e Malokut që kurrë s’u dorëzua para padrejtësive
-
E bija e Enver Malokut kërkon drejtësi për babain e saj