Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka përkujtuar Enver Malokun, në 20 vjetorin e vrasjes së tij.
Enver Maloku, bashkëpunëtor i presidentit Ibrahim Rugova dhe shef i QIK-ut gjatë viteve të 90-ta, kishte punuar për të afirmuar vlerat demokratike të vendit tonë, për të njoftuar vendin dhe botën mbi veprimet e regjimit të Millosheviqit në Kosovë në kohërat më të vështira kur Kosova ishte në një terr informativ.
“Enveri tërë jetën i kushtoi lirisë, pavarësisë dhe demokracisë së Kosovës, me një përkushtim e vendosmëri të pafund. Zbardhja e vrasjes së Enverit është detyrim jo vetëm ndaj tij dhe familjes së tij ose ndaj LDK-së, por është një obligim ligjor, shtetëror e moral ndaj shtetndërtimit të një Kosove ku mbizotëron drejtësia, rendi dhe ligji”, thuhet në njoftimin e LDK-së, përcjell KosovaPress.
Enver Maloku është vrarë në pasditen e 11 janarit 1999 pak metra prej banesës së tij në lagjen Kodra e Diellit në Prishtinë. Vrasësit e tij kurrë nuk janë arrestuar dhe vënë para drejtësisë.
-
Mustafa kërkon zbardhjen e vrasjes së Enver Malokut
-
Mustafa kërkon zbardhjen e vrasjes së Enver Malokut
-
Osmani: Vrasja e Enver Malokut kërkon vënien e autorëve para drejtësisë
-
LDK-ja kërkon zbardhjen e vrasjes së Enver Malokut
-
Osmani: Sot kujtuam karakterin e Malokut që kurrë s’u dorëzua para padrejtësive