Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka uruar Vjosa Osmanin për marrjen e pozitës së kryeparlamentares.
Përmes një postimi në Facebook, Mustafa ka shkruar se zgjedhja e Osmanit nxori në pah ngrohtësinë dhe disponimin e deputetëve të koalicionit për të përmbushur me besim marrëveshjen.
“Kuvendi i Republikës së Kosovës zgjodhi Kryetare, znj. Vjosa Osmani, deputete e LDK-së, e cila ishte kandidatja e jonë për kryeministre. Zgjedhja e Vjosës nxori në pah ngrohtësinë dhe disponimin e deputetëve të koalicionit qeverisës për të përmbushur me besim dhe përkushtim marrëveshjen e koalicionit. Urime”, ka shkruar ai.
Artikuj të ngjashëm