Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mustafa uron Fitër Bajramin

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit.

“Të gjithë besimtarëve myslimanë ju uroj përzemërsisht përmbylljen me devotshmëri të muajit të shenjtë të Ramazanit. Paqja, mirëqenia e harmonia mbizotërofshin në të gjitha familjet dhe në shtetin e Kosovës. Urime Festa e madhe e Fitër Bajramit!”, ka shkruar Mustafa.


19:19 Haradinaj uron Fitër Bajramin

Urime festa e Fitër Bajramit të gjithë besimtarëve myslimanë, ka thënë Haradinaj.

“Në këtë festë, që përhapë frymën e përmbushjes së qëllimit të sakrificës, uroj të jemi të bashkuar në jetësimin e mesazheve për paqe dhe tolerancë, për ta ruajtur besimin në vlerat kulmore, ka shkruar ai.

Edhe Krerët opozitarë urojnë Fitër Bajramin me mesazh për paqe Arbëri Krerët opozitarë urojnë Fitër Bajramin me mesazh për paqe

18:35 Vetëvendosje uron Fitër Bajramin

Lëvizja Vetëvendosje ka uruar besimtarët myslimanë të cilët nesër festojnë Fitër Bajramin.

Kjo festë, thonë se shënon kulmin e devotshmërisë njëmujore dhe mëson se rruga e drejtë e njeriut është bashkëndienja me nevojtarin.

“Le të jetë kjo një ditë përkujtimi mbi vlerat e përbashkëta dhe të përhershme për të gjithë”, thuhet në urimin e tyre.

Urimi i plotë:

Me fat Fitër Bajrami!

Edhe Rama: Solidariteti, durimi, besimi e shpresa, ndër virtytet më të larta të njerëzimit Arbëri Rama: Solidariteti, durimi, besimi e shpresa, ndër virtytet më të larta të njerëzimit

Si përmbyllje e muajit të Ramazanit, muaj ku mbizotërojnë vlerat si vetëpërmbajtja e sakrifica përmes agjërimit, solidariteti e përkushtimi për njëri - tjetrin, e kujdesi për nevojtarët, besimtarët myslimanë nesër festojnë festën e Fitër Bajramit.

Fitër Bajrami shënon kulmin e kësaj devotshmërie njëmujore dhe na mëson se rruga e drejtë e njeriut është bashkëndienja me nevojtarin, dashuria për njëri-tjetrin, sakrifica për të përbashktën dhe shtrirja e dorës së ndihmës për të gjithë ata që kanë nevojë.

Simbolika e kësaj dite mbart mësimin se rrugëtimi ynë jetësor merr kuptim vetëm nëse arrijmë të lartësojmë për të gjithë e bashkërisht, barazinë e drejtësinë, mirëqenien e përkujdesin.

Lëvizja VETËVENDOSJE! ua uron festën e Fitër Bajramit të gjithë besimtarëve myslimanë! Le të jetë kjo një ditë përkujtimi mbi vlerat e përbashkëta dhe të përhershme për të gjithë! Ndërsa përkushtimi ndaj njëri-tjetrit dhe sakrifica le të lartësohen përherë e kudo, si element i domosdoshëm për vetëpërmbushje dhe shoqëri të mirëfilltë. Gëzuar!


18:24 - Thaçi u uron besimtarëve myslimanë Fitër Bajramin

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka uruar në Facebook besimtarët myslimanë, të cilët nesër festojnë Fitër Bajramin.

Edhe Urimet e liderëve institucionalë e partiakë për Fitër Bajram Arbëri Urimet e liderëve institucionalë e partiakë për Fitër Bajram

Ai ka thënë se me të përfunduar muaji i shenjtë i Ramazanit, vjen Bajrami, një muaj me devotshmëri e fisnikërim shpirtëror.

“Pas muajit të shenjtë të Ramazanit, një muaji me përplot përkushtim, adhurim, devotshmëri dhe fisnikërim shpirtëror, vjen edhe festa e Fitër Bajramit. Besimtarëve myslimanë ua uroj këtë festë, duke ju dëshiruar sa më shumë tolerancë, mirëkuptim dhe mirëqenie në familjet e tyre. Qytetarët tanë, pa dallime etnike dhe fetare, çdoherë e më shumë po i forcojnë dhe kultivojnë vlerat e përbashkëta në shërbim të paqes”, ka shkruar Thaçi.