Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, ka komentuar votën e vajzës së ish-presidentit Ibrahim Rugova, Teuta Rugovës pro kërkesës së koalicionit PAN për një afat shtesë për 2 orë të tjera konsultime në seancën konstitutive të 3 gushtit.
Mustafa ka thënë se pret nga deputetja më e re Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, që ta respektojë partinë me të cilën ajo mori votat.
“Konsideroj se zonjusha Rugova duhet ta respektojë votën dhe partinë te e cila ka marrë votën. Por ne nuk mund ta detyrojmë asnjë deputet që të mos votoj ashtu si donë vet, sepse Kushtetuta dhe ligji ia lejon çdo njërit që të votojë në përgjegjësinë e vet”, u shpreh Mustafa.
Në seancën e parë konstituive të thirrur nga presidenti, Teuta Rugova kishte votuar pro shtyrjes së seancës, derisa tashmë është pothuajse e konfirmuar se ajo do të votojë pro për kandidatin për kryetar Kuvendi dhe për Qeverinë e koalicionit PAN.
-
Mustafa flet për takimin me Teuta Rugovën rreth votës së saj
-
Mustafa thotë se vota e Teutës i takon partisë së Ibrahim Rugovës, flet për “tabutgjinj”
-
Mustafa komenton votën e Teuta Rugovës në favor të PAN-it
-
Haradinaj thotë të ketë qenë njeriu më i afërt i Rugovës, prandaj e voton Teuta
-
Mustafa akuzon “shkelësit” e idesë së Ibrahim Rugovës