Isa Mustafa, kryetari i LDK-së, përmes Facebookut ka reaguar lidhur me raportimet e fundit për mungesën e deputetes Teuta Rugova në seancën konstituive të legjislaturës së gjashtë të Kuvendit të Kosovës.
Emri i Teuta Rugovës, e bija e ish-kryetarit Ibrahim Rugova, është përmendur si një nga deputetët e mundshëm të koalicionit LAA që do të votojë pro kryetarit të Kuvendit nga PAN-i, si dhe për qeverinë Haradinaj.
Mustafa, që nuk kishte kandiduar për deputet, tani ka reaguar përmes Facebookut.
“LDK është parti e idesë dhe rrugës së Ibrahim Rugovës. Ata që shkelin qëndrimet e LDK-së cenojnë vlerat më sublime të saj”, ka shkruar ai.
Artikuj të ngjashëm
-
Mustafa flet për takimin me Teuta Rugovën rreth votës së saj
-
Mustafa thotë se vota e Teutës i takon partisë së Ibrahim Rugovës, flet për “tabutgjinj”
-
Mustafa thotë se Rugova duhet ta respektojë partinë me të cilën mori votat
-
Teuta Rugova akoma nuk është në sallë, mungoi edhe në takimin e LAA-së
-
Mustafa i bindur në votën e LAA-së kundër Veselit e Haradinajt