Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se “zgjedhjet e brendshme në LDK synojnë forcimin e mëtejmë të kësaj Lidhjeje, që gëzon besimin më të madh në Kosovë”.
“Po informohem çdo ditë se kemi një proces të suksesshëm dhe demokratik dhe një interesim të gjerë për anëtarësime të reja në LDK. Fokusimi ynë është në zgjerimin e LDK-së, në zgjedhje të suksesshme në nëndegë dhe në degë. Kandidimet për kryetarë të degëve dhe për kryetar të LDK-së, sipas Statutit, do të bëhen në Kuvendet e degëve, përkatësisht atë qendror të LDK-së”, ka thënë Mustafa.
“Tani LDK-ja nuk ka kandidat për kryetar e as kryetar në largim. Zgjedhjet i fillon dhe i kryen LDK-ja duke e respektuar vullnetin e shumicës. Ky vullnet do të dihet pasi të përmbyllet procesi në degë. Prandaj kandidatët i shpall LDK-ja duke respektuar vullnetin e çdonjërit. Do tu isha mirënjohës gjithë atyre që e respektojnë këtë proces”, ka thënë më tej ai.
-
Në prag të Kuvendit zgjedhor, në LDK bëhen akuza për ndikim në shpalljen e kandidaturave
-
Mustafa: S’ka kandidatura për kryetar të LDK-së pa marrë përkrahjen e Kuvendit
-
LDK-ja po përgatitet për zgjedhjen e kryetarit të ri me “mandat 2-vjeçar”
-
Mustafa: Jemi të gatshëm për zgjedhje, LDK-ja organizohet për fitore
-
Mustafa: LDK-ja do të dalë edhe më e fuqishme në këto zgjedhje