Lidhja Demokratike e Kosovës ka njoftuar se është duke i kryer përgatitjet për Kuvendin ku pritet të zgjidhet kryetari i ri i partisë.
LDK-ja njofton se mandati i kryetarit të ri do të zgjasë deri në gushtin e 2023-s, kur përfundon edhe mandati i delegatëve të Kuvendit të kësaj partie.
“Konsultat nëpër degë, me anëtarësinë dhe me strukturat e LDK-së për kandidaturat për kryetar do të zhvillohen deri në fund të këtij muaji. Propozimet mund t’i përcillen Sekretarit të LDK-së, për Komisionin Kandidues. Procesi i propozimeve, të cilat i përcillen Kuvendit është i hapur dhe pa asnjë ndërhyrje nga organet e LDK-së”, thuhet në njoftimin e LDK-së në Facebook.
LDK-ja pritet ta zgjedhë kryetarin e ri së shpejti, pasi Isa Mustafa ka dhënë dorëheqjen pas rezultatit të dobët të partisë në zgjedhjet e 14 shkurtit/ LDK-ja doli e treta me pak mbi 13% të votave të fituara.
LEXO EDHE: Mustafa: LDK-ja u ndëshkua pse prishi koalicionin me VV-në, do ta prishja edhe sot
-
LDK-ja sot zgjedh kryesinë e re të partisë
-
LDK-ja sot zgjedh kryetarin e ri
-
LDK-ja pret ta zgjedhë kryetarin e ri, shkel “me leje” masat anti-COVID
-
Në prag të Kuvendit zgjedhor, në LDK bëhen akuza për ndikim në shpalljen e kandidaturave
-
Mustafa: S’ka kandidatura për kryetar të LDK-së pa marrë përkrahjen e Kuvendit