Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbledhë për herë të parë Këshillin e ri Drejtues, të shtunën. Në të pritet të zgjidhet kryesia e re e partisë.
Të dielën e kaluar, Lumir Abdixhiku i cili garonte kundër Lutfi Hazirit dhe Besian Mustafa, u zgjodh kryetar i LDK-së. Abdixhiku e fitoi garën pa balotash me 190 vota të delegatëve, duke lënë pas Hazirin me 110 vota dhe Mustafën me vetëm 16 sosh.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoIsa Mustafa që udhëhoqi për 11 vjet këtë parti, pati dhënë dorëheqje të parevokueshme pas rezultatit të dobët në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit. Më pas, paralajmëroi se shumë shpejt LDK-ja do të zgjidhte kryetarin e ri.
Mbledhja për zgjedhjen e Kryesisë do të mbahet në ora 14:00.