Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mustafa rendit arsyet e mundshme pse Rrahman Morina doli kundër Kosovës

Mustafa

Në podcastin “PIKË”, një prej veprimtarëve politik gjatë Jugosllavisë, Muhamet Mustafa ka folur për kthesën e madhe politike të Rrahman Morinës dhe rolin e tij në periudhat vendimtare për Kosovën në fund të viteve ’80.

Duke biseduar me publicistin Veton Surroi, Mustafa ka thënë se Morina nuk kishte kapacitetin analitik për ta kuptuar situatën e atëhershme politike dhe rolin e rrezikshëm të Serbisë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Rrahmani... nuk po di, diçka ka pasë ndonjë hall të madh. Po edhe si disa njerëz tjerë kanë mujt mos me kuptu kontekstin që politika e Titos herë do kurdo nuk mund me dështu krejt, edhe mandej e kthej në gjendjen e përparshme, ka pasë disa njerëz që kanë qenë naivë në këtë situatë.  Edhe ai mendoj që nuk ka, ai ka qenë djalë shkodran, që thojshim na, trim me tona e krejt, mirëpo nuk ka qenë bash naj analist i hollë i situatave e problemeve, plus ka mujt me qenë edhe naj shantazh. Ai e ka pasë grua një punëtore të policisë në nivelit të lartë edhe mandej nuk po aludoj se keq o me fol, nuk di a ka pas faj gruaja e tij, por, supozimet po them”, ka thënë Mustafa.

Sipas Mustafës, kthesa e Morinës i hapi rrugë ndikimit serb në institucionet e Kosovës.

“Ai e hapi derën. U hap dera që Serbia të vinte në terren, ndërsa edhe brenda Komitetit të Prishtinës filluan të riktheheshin njerëz të lidhur me strukturat serbe”, deklaroi ai.

E Surroi theksoi se veprimet e Morinës në momentet kritike ishin në dëm të Kosovës.

“Në momentet më të rëndësishme, ai u drejtua plotësisht kundër Kosovës”, deklaroi ai.

Mustafa po ashtu u shpreh se Morina ka kaluar shumë keq në fund të jetës së tij dhe u varros në rrethana që, sipas tij, e reflektuan tragjedinë e rrugës që ai kishte ndjekur.

Lexo përditësimet tjera
Muhamet Mustafa - Pike

Muhamet Mustafa në PIKË me Veton Surroin

Në episodin e 33-të të podcastit PIKË me publicistin Veton Surroi, i ftuar është një prej...