Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mustafa: Qeveria mundohet t’i zgjidhë problemet nga zyra

Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar ndryshime në Ligjin për Tatimin në Pronë.

Arben Mustafa, koordinator i Departamentit për financa dhe qeverisje të mirë në PDK, ka sqaruar se kjo parti kërkon largimin e kufirit prej 0.15% të tatimit në pronë, ashtu që komunave t’u lihet më shumë fleksibilitet.

Ai ka theksuar se në procesin e rivlerësimit të pronave ekziston jotransparenca, andaj shpjegoi se PDK-ja kërkon vlerësim të ri, transparencë dhe gjithëpërfshirje.

“Kjo çka ka ndodhë në Kosovë paraqet një veprim plotësisht të pamatur dhe të palogjikshëm politikisht, pasi kjo Qeveri me veprimin e saj dyfishoi faturën e tatimit në pronë në kohën kur qytetarët po ballafaqohen me vështirësi për përballimin e rritjes së kostos së jetesës”.

Mustafa ka thënë se rivlerësimi i pronave është bërë pa i analizuar problemet në terren dhe në dëm të qytetarëve.

“Këto vlerësime janë në linjë me veprimet e kësaj Qeverie që mundohet t’i zgjidhë problemet e vendit nga zyra, pa prekur problemet dhe realitetin në terren. Këto vlerësime janë bërë në mënyrë transparente, qytetarët nuk kanë qenë të njoftuar se po ndodh rivlerësimi i pronave. Me gjasë ky ka qenë proces burokratik pa i marrë parasysh kushtet në terren”, ka thënë ai në “60 Minuta” në KTV.

Edhe PDK: Rritja e barrës tatimore po i varfëron qytetarët Arbëri PDK: Rritja e barrës tatimore po i varfëron qytetarët

Mustafa ka fajësuar Qeverinë për mosbashkëpunim me opozitën dhe se po refuzon të gjitha nismat e ndërmarra nga ajo. Ai ka kritikuar Qeverinë edhe për mosbashkëpunim me komunat.

“Ka një problem të mirëbesimit me të gjithë akterët, përveç aketërve të partisë. T’i kritikosh komunat se po e luajnë rolin e opozitës, është joserioze. Ajo që po bën me komunat është se po e pengon punën e komunave dhe nuk dëshiroj të besoj se është e motivuar politikisht. Qeveria po pengon aktivitetin e komunave”.