Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mustafa: Posti i kryeministrit po e kushtëzon koalicionin LDK-VV

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se ende nuk ka diçka konkrete sa i përket koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje, derisa ka shtuar se pozita e kryeministrit është ajo që po e pamundëson marrëveshjen.

Ai ka thënë se akoma nuk ka ndonjë përgjigje, por se ata janë të përcaktuar që koalicioni të jetë i mundshëm.

Mustafa thotë se me Vetëvendosjen kanë ide të përbashkëta, por koalicioni bëhet vetëm në një ambient ku LDK do ta  ketë kryeministrin, duke shtuar se çdo zgjidhje tjetër i dërgon në rrugën që të konkurrojnë veç e veç, transmeton Koha.net.

“Nuk kemi ndonjë çështje tjetër për të cilët ne nuk jemi pajtuar, por posti i kryeministrit është ai që po e zhagit këtë proces dhe po e pamundëson marrëveshjen. Ne duhet ta kemi timonin për një koalicion qeverisës”, ka thënë ai.

Ai tutje ka shtuar se nëse nuk do të kenë koalicion parazgjedhor, kanë lënë mundësi që koalicioni të bëhet pas zgjedhjeve.

“Në të gjitha bisedat kemi potencuar që nëse tani nuk mund ta bëjmë koalicionin ne duam të lëmë hapësirë për koalicion pas zgjedhjeve. Ne nuk duam partner tjetër pos VV-së, nuk do të bëjmë me askënd tjetër koalicion”, ka përfunduar Mustafa.

Edhe Mustafa: Nuk bisedojmë për koalicion pa u shterë rrugët kushtetuese të LVV-së Arbëri Mustafa: Nuk bisedojmë për koalicion pa u shterë rrugët kushtetuese të LVV-së

Kreu i LDK-së nuk ka përjashtuar që gjatë ditës të ketë takim me kreun e Vetëvendosjes Albin Kurti.

Kujtojmë se sot është dita e fundit kur partitë politike do të mund të lidhin koalicionet parazgjedhore.