Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se takimi i radhës me Vetëvendosjen, duhet të jetë përfundimtari, në të cilën do të bëhej e ditur arritja ose jo e marrëveshjes bashkëqeverisëse.
Mustafa, duke folur për ofertën e bërë të martën nga Vetëvendosje, ka thënë se të njëjtën nuk do e shqyrtojnë në organet e partisë, raporton KTV.
Deklarimi i kreut të LDK-së, vjen pas publikimit të ofertës së saj drejtuar VV-së.
Përveç kryetarit të Kuvendit, sipas propozimit të postuar në Facebook nga Avdullah Hoti, LDK-ja do të kishte edhe zv.kryeministrin e parë, nënkryetarin e dytë të Kuvendit dhe pesë ministri.
Artikuj të ngjashëm
-
Mustafa thotë se posti i kryeparlamentarit i takon LDK-së me mandat të plotë
-
Mustafa arrin në Kuvend për takimin me Kurtin: LDK-ja ka bërë ofertë shumë të balancuar
-
Mustafa konfirmon se sot takohet me Kurtin, beson në marrëveshje
-
LDK-ja sërish shqyrton mundësinë e koalicionit me Vetëvendosjen
-
Intervistë ekskluzive e kreut të LDK-së, Isa Mustafa për Koha.net