Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, ka shfrytëzuar konferencën e thirrur për të komentuar rezultatin në Istog, për t’i çuar porosi kreut të ekzekutivit, Ramush Haradinajt.
Mustafa, ka thënë se kjo qeveri nuk e ka gjatë.
“Të gjitha vendimet nga kjo qeveri janë joligjore”, ka thënë Mustafa.
Pa ia përmendur emrin, ka thënë se pret koordinim me Vetëvendosjesn për mocion mosbesimi.
“Ne do të bisedojmë me grupin tjetër parlamentar dhe partitë tjera parlamentare dhe për mocionin ju njoftojmë me kohë. Ne nuk do ta lejojmë
kaq gjatë qeveri”, ka thënë Mustafa.
Edhe
Mustafa nga Istogu paralajmëron rrëzimin e Qeverisë Haradinaj
Në Istog, në garën për kryetar të komunës ka qenë kandidati i LDK-së, Haki Rugova dhe ai i AAK-së, Gani Dreshaj. Në vendin që konsiderohej bastion i LDK-së, kandidati Rugova ka fituar me vetëm 14 vota diferencë.
-
Mustafa: Jemi të gatshëm për zgjedhje, LDK-ja organizohet për fitore
-
Mustafa: Arrestimi i Haki Rugovës për qëllime politike, kërkuam të trajtohet nga Prokuroria Speciale
-
Mustafa: Kjo Qeveri të shkojë, të krijohet një qeveri e re
-
Mustafa: Me 82 vota e ndërrojmë edhe Kushtetutën, LDK-ja është për një Qeveri të re