Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mustafa: Arrestimi i Haki Rugovës për qëllime politike, kërkuam të trajtohet nga Prokuroria Speciale

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se arrestimi i kryetarit të Istogut, Haki Rugovës, dhe mbajtja e tij në arrest është bërë pa asnjë bazë ligjore.

Ai në një konferencë për media ka thënë se rasti i Rugovës duhet të trajtohet nga Prokuroria Speciale pasi sipas tij puna përmes kësaj prokurorie do bëhet sipas ligjit.

“LDK gjithëherë e ka përkrahur drejtësinë dhe e përkrahim edhe sot që të zbatohet ndaj gjithkujt, por sipas ligjit dhe Kushtetuitës së Kosovës. Sistemi i drejtësisë i duhet këtij vendi, një sistem i kapur tregon pasiguri te qytetarët sepse ata frikësohen se një ditë do jenë viktimë e lidhjes së politikës me organet e drjetësisë”, tha ai.

“Në rastin e Haki Rugovës sipas informatave që kemi, arrestimi dhe mbajtja në arrest është bë pa asnjë nevojë ligjore. Në emër të LDK-së kërkoj që për këtë rast të zhvillohet sa më shpejt procesi ligjor, nëse ky proces zhagitet konsiderojmë se arrestimi tij, denigrimi para opinionit i tij është bërë me qëllime politike që ta dëmtojë atë personalisht dhe LDK-në, duke u njollosur qeverisja e LDK-së”, ka thënë ai.

Mustafa ka kërkuar që “sistemi i drejtësisë të qëndroj larg politikës”.

Ndërsa, avokati i Rugovës, Besnik Berisha, e ka quajtur rastin tij eksperimental, ndërsa thekson se pikërisht në 100 ditëshin e qeverisjes së LDK-së u arrestua Rugova.

“Shqetësimi që kemi paraqitur në Gjykatën Themelore në Pejë, është që Rugova s’ka kryer krim, por Prokuroria ndaj tij”, ka thënë ai në konferencë.

Edhe Në raportin e DASH-it përmendet arrestimi i Rugovës dhe shuarja e task-forcës anti-korrupsion Arbëri Në raportin e DASH-it përmendet arrestimi i Rugovës dhe shuarja e task-forcës anti-korrupsion

Nga mëngjesi ka filluar seanca dëgjimore në Gjykatën Themelore në Pejë ndaj kryetarit të Istogut, Haki Rugova, e cila është mbajtur e mbyllur për media.

Rugova ishte arrestuar të premten, nën dyshimin për “keqpërdorim të pozitës zyrtare”, “konflikt interesi” e “falsifikim të dokumentit zyrtar”.