Ekonomisti Arben Mustafa, njëherit koordinator për financa në kabinetin për qeverisje të mirë në kuadër të PDK-së, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është duke tentuar ta paraqesë sikur vendi po lulëzon ekonomikisht, por realiteti është shumë më ndryshe.
Mustafa ka thënë se Kosova është në krizë të rëndë ekonomike dhe se Qeveria po mundohet të paraqesë një realitet tjetër.
Kryeministri Kurti kishte thënë se gjatë vitit të kaluar dhe sivjet janë regjistruar 40 mijë vende të reja pune.
“Është e çuditshme e pasinqertë, se si kryeministri po mundohet të krijojë perceptimin që vendi është në bum ekonomik, e ndërkohë vendi është në krizë të rëndë ekonomike. Të dhënat e prezantuara nga kryeministri Kurti përfshirë të dhënat e punësimit, pretendojnë ta paraqesin se ekonomia e vendit po lulëzon, por është gjendje e rëndë në të gjithë sektorët. Duhet pasur parasysh se të vetmet statistika zyrtare të tregut të punës, janë ato të Agjencisë së Statistikave. Të dhënat e fundit janë për tre mujorin e tretë të vitit 2021, s’kemi as për vitin 2021 të plotë e lëre më për punësim në vitin 2022. Po i referohet disa të dhënave të numrit të punësuarve të regjistruar, mund të ketë të dhëna periferike rreth të punësuarve që janë regjistruar si të punësuar formal për të përfituar nga subvencionet. Ai aludon se politikat qeveritare kanë krijuar vende pune”, ka thënë Mustafa në “60 Minuta” të KTV-së.
Ai ka thënë se këto të dhëna që i referohet mund të jenë nga regjistrimi i të punësuarve joformal, sa për të përfituar nga subvencionet, por thotë se vërehet se nuk është formalitet afatgjatë.
Edhe
Kurti lavdërohet me statistikat e punësimit në takim me FMN-në
“Të dhënat e kontribuuesve pensionalë tregojnë luhatje të mëdha, në një tremujor ka pasur rritje të numrit që Qeveria ka tentuar ta paraqesë si punësime të reja, por tremujorin pasues kemi parë rënie të madhe të numrit. Këto lëvizje kanë mundur të rezultojnë nga politikat për subvencionimin e pagave apo të vendeve të punës nga pakot që kishim gjatë pandemisë”, tha Mustafa.
Ai thotë se ekonomia joformale ësahtë një nga problemet kryesore që ka Kosova. Por thotë se duhet të bëhet mes inspektorëve e mekanizmave tjerë. Pasi ky formalitet që është bërë me anë të subvencioneve është i përkohshëm.
“40 mijë vende të reja të punës të krijoheshin do të kishte bum ekonomik e do të vërehej. Cilët paskan qenë ata sektorë që kanë lulëzuar?” – ka thënë Mustafa. “Kryeministri po zbaton praktikën e ministrave të tij duke interpretuar treguesit nominalë të ekonomisë. Edhe njohësit më modest të ekonomistë e kuptojnë se në një kohë inflacioni treguesit nominalë të ekonomisë paraqesin informacion të shtrembëruar. Rritja e eksportit prej 25 për qind reflekton rritjen e çmimeve të produkteve që eksportohen. Nuk paraqet rritje të fitimeve për eksportuesit, pasi atyre ju kanë shtrenjtuar inputet. Është rritur vlera e mallrave por jo edhe sasia që po eksportohet. Nëse shihen të dhënat e Doganës sasia e mallrave të eksportuar në gusht ishte 35 për qind më i vogël se në gushtin e vitit paraprak. Në shtator për 30 për qind më e vogël. Që nga maji trendi është në rënie. Është rritur vlera, pasi janë rritur çmimet, por jo fitimet e eksportuesve”, ka thënë Mustafa.
Ai ka thënë se edhe rritja e të hyrave buxhetore është normale në kohë inflacioni.
“Rritja e buxhetit s’është rritje reale. Vlera reale e parasë nuk matet me numrin që shënon në ato para por me shumën e mallrave e shërbimeve që mund të blihen me ato para. Kemi rritje buxheti pasi po rriten çmimet, nuk do të thotë se me atë buxhet Qeveria ka gjendje me ble e shpenzuar më shumë se më përpara. Po rriten të hyrat por edhe çmimet në ekonomi, aty ku Qeveria do të shpenzojë paratë”, tha Mustafa.
Edhe
PDK: Kosova po varfërohet, Qeveria po jeton jashtë realitetit
Ai ka thënë se Qeveria duke mbajtur paratë e bllokuara, e mos i investuar në investime kapitale, vetëm se po e godet ekonominë e vendit, pasi ato para po zhvlerësohen.
Mustafa se asnjëherë nuk ka pasur më pak investime kapitale nga një Qeveri.
Mustafa ka ngritur edhe alarm, duke thënë se investimet në sektorin privat kanë rënë për 13.5 për qind.
“S’kemi pasur rënie të tilla, me përjashtim të vitit 2020”, ka thënë Mustafa.
Edhe
Mustafa: Kjo qeveri ka abuzuar me termin “barazi”
Mustafa po ashtu ka thënë se subvencionimin që Qeveria po bën për energjinë është i pakuptimtë.
“Çfarë ndihmese për qytetarin është nëse subvencionohet blerja e çmimit të stufës me pelet, kur çmimi i peletit është rritur për 300 për qind”, tha Mustafa.