Deputetët nga radhët e Vetëvendosjes nuk morën pjesë sot në Komisionin për Mbikëqyrjen e AKI-së, ku i ftuar për raportim ka qenë drejtori Petrit Ajeti.
Një gjë të tillë e ka deklaruar kryetarja e këtij komisioni, deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu.
Ajo tha se ende nuk ka një prononcim zyrtar nga krerët e vendit në lidhje me raportimet për rrezikun që po i kanoset ish-senatorit zviceran Dick Marty nga shërbimi sekret serb.
"Pas raportimeve të fundit për planifikimin e vrasjes së ish-senatorit Dick Marty nga shërbimet sekrete serbe, si kryetare e Komisionit për Mbikëqyrjen e AKI-së, e kemi ftuar drejtorin e AKI-së për të na njoftuar rreth njohurive që mund të ketë në lidhje me rastin. Fatkeqësisht edhe pse ishin të njoftuar të gjithë anëtarët e komisionit, kjo mbledhje u bojkotua nga Lëvizja Vetëvendosje. Konsideroj qe UÇK është mbi partitë politike", ka thënë ajo./KSP
-
Deputetët e VV-së e bojkotojnë raportimin e drejtorit të AKI-së
-
Bekë Berisha: Kurti edhe si kryeministër është pozicionuar kundër UÇK-së e Amerikës
-
Shefi i AKI-së raporton para tre deputetëve opozitarë
-
Musliu: Për rrezikun që do të vijmë në gjendjen e sotme në veri kemi paralajmëruar muaj më parë
-
Musliu: Ka ndodhur takimi Ajeti-Caka, por jo për çështjet për të cilat është raportuar