Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, është shprehur e shqetësues për shëndetin mendor të kryeministrit, Albin Kurti.
“Kur i lexoj këto deklarata, unë seriozisht shqetësohem për shëndetin mendor të kryeministrit të Kosovës!”, ka shkruar Mulsiu në Facebook.
Në këtë postim ajo ka komentuar reagimin e Kurtit, për vrasjen e 35-vjeçares shtatzënë.
Kurti në reagimin e së mërkurës ka thënë se gruaja shtatzënë u vra në vendin ku njerëzit duhet të shërohen.
“Dy engjëj në qiellin e pistë. Vrasje mizore. U vra edhe një grua. Edhe kjo nga burri i saj. Në oborr të spitalit. Atje ku duhet të shërohen njerëzit. Në oborr të Klinikës Gjinekologjike”, ka shkruar Kurti.

Artikuj të ngjashëm
-
Kurti për vrasjen e gruas shtatzënë: E papranueshme dhe e padurueshme
-
Musliu: Ata që ishin në Qeverinë Kurti 2 s’do ta marrin votën e PDK-së
-
Musliu tërhiqet përkohësisht, do të bëjë një ndërhyrje kirurgjikale jashtë vendit
-
Deputetja e PDK-së: Kurti s’po e mbron interesin e Kosovës
-
Krasniqi Kurtit: Caktoje ministrin e Shëndetësisë, sektorin e ka kapluar krimi