Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Ganimete Musliu, ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet të jetë transparente sa i përket procesit të dialogut me Serbinë.
Duke komentuar deklaratat e ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Kosovë, Jeffrey Hovenier, se aktualisht njohja reciproke në dialogun Kosovë-Serbi, është e pamundur, ajo ka thënë se degradimi i bashkëpunimit më SHBA-në nuk mund të tolerohet.
“Deklarata e Ambasadorit amerikan se: ‘Njohja mes Kosovës dhe Serbisë tani nuk është e mundur’, s’mund të kalohet thjeshte e të heshtet në qetësinë e festave të vitit të ri. Qeveria e Republikës së Kosovës duhet të jetë transparente ndaj qytetarëve sa i përket dialogut. Eksperimentet si ato në veri të Kosovës që ndodhën në fundvitin që lamë pas, degradimi i komunikimit dhe i bashkëpunimit me SHBA-në nuk guxojnë të tolerohen. Qeveria e Kosovës duhet të japë llogari për nivelin shkatërrues qeverisës”, ka shkruar Musliu në Facebook.
-
Musliu: Ata që ishin në Qeverinë Kurti 2 s’do ta marrin votën e PDK-së
-
Musliu: LDK-ja, duke u frikësuar të marrë vendime, e ka lënë Kosovën shumë prapa
-
Hovenier: Dialogu duhet të përfundojë me njohje
-
Hovenier: Kosova të zbatojë obligimet - Mandl: Ndërmjetësimi nga BE-ja duhet përmirësuar
-
Delawie: Kosova të integrojë serbët për të tejkaluar tensionet me Uashingtonin