Valon Murtezaj, profesor i diplomacisë në IESEG, Paris, ka thënë se deklarata e presidentit francez Emmanuel Macron për Ballkanin Perëndimor, nuk duhet të shihet me skepticizëm.
Në Interaktiv të KTV-së, ai tha të mërkurën, se deklarata e Macronit nuk mund të shihen si përpjekje për ta ndaluar zgjerimin e Bashkimit Evropian me anëtarësimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor.
Macroni tha dy ditë më parë se përkrah një lloj të ri të komunitetit politik evropian që do t’u mundësonte vendeve jashtë BE-së t’u bashkohen vlerave evropiane, derisa shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, tha të mërkurën se Ballkani Perëndimor duhet të jetë pjesë e Bashkimit Evropian.
“Edhe deklarata e Borrellit dhe Macronit nuk duhet të shikohen si përplasëse, përkundrazi ka nuanca që e plotësojnë njëra-tjetrën. Edhe fjalimi i Macronit që u mbajt më 9 maj, jep vetëm disa orientime por shumëçka mbetet për t’u përcaktuar në këtë vizion në të ardhmen. Nuk duhet ta shohim si përpjekje për ta ndaluar zgjerimin”.
Murtezaj tha se asnjë nga shtetet e Ballkanit Perëndimor nuk e mendon për alternativa të tjera jashtë BE-së, përveç Serbisë.
Edhe Franca, po të dojë, mund të bëjë shumë për Ballkanin“S’ka asnjë alternativë tjetër, përveç Serbia që është plotësisht e orientuar nga Rusia dhe pjesa e fuqisë së pushtetit në Bosnjë që varet nga Dodiku. Përndryshe pjesa tjetër e Ballkanit Perëndimor është e orientuar fuqishëm drejt BE-së”, tha ai.
Murtezaj foli edhe për marrëdhëniet Kosovë-Francë dhe tha se janë të shkëlqyeshme duke përmendur ndihmën që Franca ka dhënë përgjatë vitesh.
“Relacionet në secilin nivel mes Francës dhe Kosovës janë të shkëlqyera. Ky nivel është arritur gradualisht që nga vitet ‘90 dhe me ndihmën e Francës në të gjitha sferat që para luftës, në luftë dhe në zhvillimin e Kosovës pas luftës. Franca ka qenë ndër të parat që e ka njohur pavarësinë, e ka përkrahur në konsolidimin e shtetësisë”.
Murtezaj tregoi se çfarë duhet të bëjë Kosova për të fituar liberalizimin e vizave.
Edhe
Ekspertët po e shohin pozitivisht qasjen e re të Francës për Ballkanin
“Nuk duhet të pritet me vetëm një takim në vit, duhet diplomaci, mirëmbajtje e relacioneve, krijimi i relacioneve të reja. Ne duhet të tregohemi evropianë në secilin moment edhe kur ndonjëherë mund të bëhen padrejtësi siç është rasti me vizat. Institucionet e Kosovës duhet të japim garanci aq sa kërkohen”, theksoi ai.