Ministri i Financave të Kosovës, Hekuran Murati, në konferencë për media është pyetur për kërkesat që ishin bërë që vlera e koeficientit të ishte së paku 120 euro, e po ashtu për paralajmërimet se mund të dërgohet në Kushtetuese Ligji i Pagave.
“Shifra të vlerës së koeficientit me tahmin mund të jap gjithkush. Ne jemi shtet, Qeveri, e vlera e shifra duhet bërë në bazë të llogaritjeve të sakta, e hapësirave e kufijve ligjor që kemi. Buxheti që kemi ndarë për vitin aktual për pagat është 745.5 milionë euro. Krahasuar me pagat e vitit paraprak, është për 105 milionë euro më i lartë. Ky 105 milionë euro shpërndahet si rritje pothuajse për të gjithë. Besoj se do të mirëpritet nga të gjithë kur e shohin edhe efektin real. Tani hamendësime me vlera të ndryshme që merren nga ajri e pa përllogaritje mund të jenë në nivele të imagjinares. Por, nuk qëndrojnë e s’janë të sakta”, ka thënë Murati.
-
Murati: Rritja e buxhetit dhe shtimi i vendeve të punës, ndër sukseset e kësaj qeverie
-
Murati: Nuk ka paligjshmëri në rritjen e propozuar të pagave
-
Besian Mustafa sfidon Muratin: Trego sa qindra euro ja ke rritë pagën vetes
-
Murati thotë se pagat janë rritur në nivel enorm
-
Murati: Paga mesatare në sektorin publik sa dyfishi i asaj në sektorin privat