Deputeti nga radhët e LDK-së, Besian Mustafa, ka sfiduar ministrin e Financave, Hekuran Murati, që ta publikojë pagën që e ka marrë për muajin shkurt.
Mustafa ka publikuar pagën e tij të shkurtit të vitit 2021, kur ishte ministër i Bujqësisë.
“E sfidoj Hekuran Muratin ta publikojë pagën e tij për muajin shkurt 2023! Paga ime e ministrit për muajin shkurt 2021 ka qenë 1.208,42 euro. Shihni SMS që kam pranuar nga banka. Hekuran, sa qindra euro ja ke rritë pagën vetes?!” – ka shkruar Mustafa në Facebook.
Me Ligjin e Pagave, koeficienti i ministrave është 16.4. Vlera e keficientit është 105. Pra, paga bruto është 1722 euro bruto, e neto 1494.
Po ashtu ka reaguar edhe ish-ministrja e Financave, Hykmete Bajrami.
"Ministrave të Kurtit dje u ka dalë paga për rreth 400 Euro më e lartë, në krahasim me muajin janar. Tani paskan fillu edhe u tallë me qytetarët. Mosni se nuk është mirë kështu! Ministrja paska thanë janë kursy 1 milion euro. Ku ministre ke kursy, pasiqë të dhënat e KOSTT-it dhe ZRRE-së, e të cilat ju asnjëherë nuk i keni kontestu thonë se vetëm shpenzimi i energjisë në katër komunat verior, për 2022 kapë shumën prej 63 milionë euro", ka shkruar Bajrami në Facebook.
-
Murati: Rritja e buxhetit dhe shtimi i vendeve të punës, ndër sukseset e kësaj qeverie
-
Murati thotë se pagat janë rritur në nivel enorm
-
Murati: Vlera të koeficientit me tahmin mund të japë gjithkush
-
Murati: Nga 100 euro për punonjësit privatë ekzekutohen të hënën
-
Murati: 3.64 miliardë euro të hyra buxhetore, pjesa tjetër e shpenzimeve mbulohet me kredi