Ministri i Diasporës, Valon Murati, ka takuar në Francë prorektoren e Universitetit të Lionit 1 dhe profesorë e punonjës të Institutit të Matematikës të këtij universiteti.
Ka qenë i shoqëruar në takim nga ambasadori i Kosovës, Qëndrim Gashi.
“Së bashku me ambasadorin Qëndrim Gashi patëm një takim pune në Universitetin e Lionit 1 me që rast u pritëm nga prorektorja Anne Giroir Fendler, profesori Petru Mironescu dhe kolegë të tjerë nga Instituti i Matematikës”, ka thënë Murati.
“Në takim biseduam për thellimin e bashkëpunimit në mes të dy universiteteve e posaçërisht në zgjerimin e programit aktual që zhvillohet në mes të departamenteve të matematikës. Është inkurajues entuziazmi që gjetëm këtu për të ngritur edhe më tej nivelin e bashkëpunimit me UP-në”, ka shtuar më tej ai.
-
Intelektualë gjermanë interesohen për kulturën dhe historinë e Kosovës
-
Murati me Kadarenë flet për domosdoshmërinë e fuqizimit të faktorit shqiptar në Ballkan
-
Ministri i Diasporës në Francë për të ndihmuar e institucionalizuar shkollën shqipe
-
Për studentët nga diaspora punë praktike edhe në OJQ e biznese
-
Ministri Murati po qëndron në SHBA