Ministri i Diasporës në Qeverinë e Kosovës Valon Murati po qëndron për një vizitë SHBA.
Gjatë kësaj vizite ministri Murati është takuar me ekipin e Universitetit të Harvardit dhe me bashkatdhetarët në Boston.
Për këtë vizitë Murati ka njoftuar në Facebook:
“Sot takova ekipin e Universitetit të Harvardit që është duke punuar me qeverinë shqiptare në projektin e zhvillimit ekonomik. Në takim biseduam për nevojën e përfshirjes së qeverisë së Kosovës në këtë projekt, sidomos në fushën e bashkëpunimit ekonomik në mes të Kosovës dhe Shqipërisë dhe në atë të angazhimit të diasporës në zhvillimin ekonomik të dy shteteve tona. Gjithashtu nën organizimin e Shoqatës 'Kosova' takova edhe bashkatdhetarët tanë në Boston me të cilët biseduam për projektet që ka ministria për diasporën”.