Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dhe ministri i Financave, Hekuran Murati kanë udhëtuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA). Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit ata gjatë kësaj vizite do të zhvillojnë takime me përfaqësues të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe të Bankës Botërore.
“Zëvendëskryeministri i Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, së bashku me ministrin e Financave, Punës dhe Trasfereve, Hekuran Murati, kanë udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Gjatë kësaj vizite, do të zhvillojnë takime me përfaqësues të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.
Artikuj të ngjashëm
-
Bislimi udhëton në SHBA për vizitë zyrtare
-
Kurti udhëton në SHBA, pritet të zhvillojë takime me liderë botërorë
-
Bislimi pret në takim të ngarkuarën me punë në Ambasadën e SHBA-së, flasin për dialogun me Serbinë
-
Bislimi në Hungari, takohet me ministrin për Çështje të BE-së
-
Bislimi në Francë për vizitë zyrtare