Ministri i Diasporës, Valon Murati, ka takuar në Francë shkrimtarin e njohur shqiptar, Ismail Kadare.
Me të thotë të ketë biseduar për domosdoshmërinë e konsensusit në mes politikës shqiptare për të fuqizuar faktorin shqiptar në Ballkan dhe për të forcuar orientimin evropian të kombit tonë.
“Biseduam edhe për tema të tjera dhe punën që po bëjmë si ministri për të ruajtur gjuhën shqipe dhe identitetin shqiptar. Gjithashtu i tregova sa të lumtur do ishim po ta kishim në Kosovë më 1 dhe 2 gusht gjatë Ditëve të Diasporës”, ka shkruar Murati, në profilin e tij në Facebook.
Kadaresë, si dhuratë nga Kosova, Murati i ka bërë vëllimin e tretë të monografisë “Monument”, i Botimeve KOHA.

Artikuj të ngjashëm
-
Kadare: Nevojitet botim e qarkullim më i madh i librit në gjuhën shqipe
-
Murati u shkruan mërgimtarëve, tregon se ndau rrugën me PDK-në
-
Murati i telefonon Majkos, e quan lajm të mirë detyrën e re të tij
-
Murati bashkëbisedoi me personat me aftësi të kufizuara nga diaspora
-
Intelektualë gjermanë interesohen për kulturën dhe historinë e Kosovës