Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Murati bashkëbisedoi me personat me aftësi të kufizuara nga diaspora

Në kuadër të “Ditëve të Diasporës”, ministri i Diasporës, Valon Murati, së bashku me drejtorin ekzekutiv të HANDIKOS-it, Afrim Maliqi, morën pjesë në debatin e organizuar me personat me aftësi të kufizuara nga diaspora dhe Kosova.

Gjatë këtij bashkëbisedimi, u shpërfaqën shumë përvoja interesante nga të dyja anët dhe, njëkohësisht, u trajtua mundësia e rritjes së bashkëpunimit ndërmjet HANDIKOS-it dhe personave me aftësi të kufizuar nga Kosova, si dhe atyre nga diaspora.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Në përgjithësi u vlerësua ndihma që ofrohet nga diaspora për personat me aftësi të kufizuara dhe u trajtuan mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit, të shkëmbimit të përvojave dhe krijimit të lidhjeve me institucione ndërkombëtare dhe me ato të shteteve ku jeton diaspora jonë”, thuhet në komunikatën e MeD-së.

Edhe në këtë debat u shpalosën sukseset e njerëzve tanë nga diaspora, të cilët kanë depërtuar me sukses edhe në sferat shoqërore që merren me personat me aftësi të kufizuara dhe kështu kanë shtruar edhe rrugën e depërtimit në sferën publike dhe politike.