Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuar, e cila u vendos me Rezolutën 47/3 në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Qëllimi i kësaj dite është promovimi i të drejtave, mirëqenies si dhe rritja e ndërgjegjësimit.
E me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, HANDIKOS mban Konferencën lansuese të Raportit vlerësues mbi qasshmërinë e fëmijëve me aftësi të kufizuara në ndërtesat shkollore të nivelit fillor dhe të mesëm të ulët në Kosovë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdërkaq me këtë rast do të mbahet edhe seancë e veçantë në Kuvendin e Kosovës.
Rend dite e seancës është “Debat parlamentar për gjendjen e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara në Republikën e Kosovës”.
Seanca do të filloj në ora 10:00.
Për nder të Ditës Ndërkombëtarë për Personat me Aftësi të Kufizuar edhe ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, ambasadori britanik Nicholas Abbott dhe ministri i Arsimit, Ramë Likaj nënshkruajnë panon e zotimit për gjithëpërfshirje.