Në kuadër të shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara është mbajtur konferenca vjetore “Promovimi i pjesëmarrjes së personave me aftësi të kufizuara dhe lidershipit të tyre: Ndërmarrja e veprimeve mbi Agjendën Zhvillimore 2030”.
Me këtë rast u kërkua mbështetje më e madhe institucionale dhe përmbushje të legjislacionit për këtë kategori të njerëzve.
Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj duke folur për personat me aftësi të kufizuara tha se gjatë qeverisjes së tij janë marrë disa vendime që sigurojnë mbështetjen e institucioneve për personat me aftësi të kufizuara si në qasje në punësim, ashtu edhe rehabilitim, transmeton ksp.
Nga zyra e BE-së në Kosovë, Hillen Francke adresoi disa kritika në mos zbatim të ligjit dhe masave që sigurojnë mbështetje të personave me aftësi të kufizuara.
Hillen theksoi se vetëm një e treta e obligimeve ndërkombëtare për persona me aftësi të kufizuara janë përfshirë në legjislacionin e Kosovës. Për këtë arsye kërkoi angazhim që të përfshihen.
Pjesë e kësaj konference ishin dhe shumë organizata që kontribuojnë dhe mbështesin personat me aftësi të kufizuara.
Afrim Maliqi nga Hendikos duke kërkuar më shumë mbështetje institucionale, vuri ne pah sfidat në të cilat ballafaqohen ata.
Edhe
Persona me aftësi të kufizuara kërkojnë eliminimin e pengesave në Prizren
Ndërkaq, prej Forumit Kosovar të Aftësisë se Kufizuar, Bujar Kadriu tha se duhet të bëhet më shumë në sigurimin e legjislacionit të duhur për këtë kategori të personave.
Mbështetje kërkuan dhe përfaqësues të Shoqatës Kosovare të Shurdhërve, Shoqatës Kosovare të Personave të Verbër dhe Down Syndrome Kosova.
E Avokati i Popullit, Hilmi Jashari tha se për parimet themelore të drejtave të njeriut, sidomos të personave me aftësi të kufizuara duhet të punohet më shumë.
-
Institucionet s’e zbatojnë ligjin që u jep të drejta punësimi personave me aftësi të kufizuara
-
Sot Kuvendi me seancë të veçantë kushtuar personave me aftësi të kufizuar
-
Dita Ndërkombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuara
-
Nga 74 mijë sa janë, vetëm 26 mijë prej personave me aftësi të kufizuar mbështeten financiarisht