Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Murati: Ka refuzim të pakuptimtë nga sindikatat

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se ka refuzim të pakuptimtë nga sindikatat ndaj hapave që ka ndërmarrë Qeveria dhe insistim të vazhdueshëm që të mos lëvizet nga kërkesat fillestare.

“Ne kemi ofruar shtesë në paga për përballje me inflacionin. Te kërkesa tjetër ka qenë ligji për sigurime shëndetësore, ai ligj nuk mund të bëhet sot ose nesër, ai është në procedurë. Ne si Qeveri jemi që të ketë reformë pensionale dhe që pensionistët të trajtohen dinjitetshëm”, ka thënë ai.

Sipas tij, për të gjitha kërkesat Qeveria ka treguar mbështetje dhe ka dhënë rezultate.

Murati ka thënë se të gjithë do të duhej të lëvizin nga pozicionet në mënyrë që të mos pësojnë ata që kanë nevojë për mësim.

“Rezultatet e dobëta po na kushtojnë”, ka thënë ai.

Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se SBASHK-u ka përdorur grevën si instrument të parë.

Ai ka thënë se një sindikatë që i merr 50 euro dhe shumë shtesa, do të bënte festë.

Sipas tij, javëve që vijnë do merret vesh se pse po mbahet greva, pasi sipas tij, për arsim nuk po mbahet.

Artikuj të ngjashëm