Analisti politik Artan Muhaxhiri, ka thënë se liderët e partive politike në Kosovë nuk kanë vullnet të takohen dhe të bisedojnë dhe kjo është arsyeja pse po hapen debate në rrjete sociale mes eksponentëve të partive.
Muhaxhiri në “Konfront” të KTV-së ka thënë se kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, gabon kur futet në debat me Dejona Mihalin, që është koordinatore e Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMuhaxhiri ka thënë se çdo debat e fiton Mihali. Në me Mihalin është futur edhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.
Muhaxhiri ka thënë se Mihali është figurë e fuqishme brenda VV-së.
“Ajo është shpesh si një megafon i qëndrimeve të z. Kurti. Ka pushtet shumë të madh në strukturë...Sa i përket z. Lushtaku mendoj se është gabim i madh në PR. Z. Lushtaku e ka një fuqi simbolike, e ka një background dhe kapital nga lufta. Pra, ka një pushtet edhe lokal. Këto beteja nuk janë në nivelin e njëjtë. Po të isha në vend të tijë kurrë nuk do të hyja në debate me një personalitet siç është znj. Mihali. Çdo debat mes Mihalit dhe Lushtakut e fiton Mihali. Fiton edhe me vet faktin që e përfshin z. Lushtakun në debat”, ka thënë Muhaxhiri.
Ai ka thënë se Lushtaku me përfshirje në debate të tilla ka humbu rreth 4000 vota.
Sa i përket debatit mes kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama dhe Mihalit, Muhaxhiri ka thënë se Rama po mundohet të dominojë debatin brenda LDK-së. Ai thotë se në LDK ka përçarje të mëdha dhe Rama po synon të dalë si figurë unifikuese.