Koordinatorja e Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihali, ka komentuar zhvillimet në Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Dorëheqjen e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, pasditen e së martës e kanë kërkuar tri degë të kësaj partie.
Mihali këto përplasje i ka quajtur plan të kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, kryetarit të Skenderajt, Sami Lushtaku dhe nënkryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili.
“E paskan nis planin e PërpaSaMive me QUranin në qosh, me e prish nga brenda LDK. Kaq iu desh, zgjedhjet lokale, dy bllokada shtetit tash gati me ia vënë dërrmën. Avazi i vjetër. Kur LDK për të njëqindën herë bie në kurthin e njëjtë të krimit të organizuar. Futjani dhe një rend për gazin tash. Se e keni kënaq strategjinë në të gjitha anët”, ka shkruar Mihali në Facebook.
-
Kryetari i Prishtinës me mesazh për kryetarin e LDK-së dhe kandidaten e kësaj partie për presidente
-
Mihali: LDK-ja duhet ta mbrojë shpinën nga Rama
-
Abdixhiku akuzon bashkëpartiakët: Beteja qenka për kryetar të LDK-së, për keqardhje
-
Abdixhiku pas takimit me Kurtin: Jemi shumë, shumë larg marrëveshjes eventuale
-
Abdixhiku paralajmëron Ramën