Komuna e Pejës është distancuar nga sulmi brenda shtëpisë së të moshuarve “Orenda”, duke njoftuar se kjo komunë nuk menaxhon me asnjë institucion që ofron shërbime geriatrike (për të moshuarit).
Kryetari i kësaj komune, Gazmend Muhaxheri, ka reaguar në Facebook, duke thënë se edhe pse nuk e menaxhojnë këtë institucion, Inspektorati i Shëndetësisë është ftuar publikisht nga komuna që të merret me rastin.
“Lidhur me videon e publikuar, në të cilën përdoret dhunë fizike ndaj një të moshuare, njoftoheni se: 1. Komuna e Pejës nuk menaxhon me asnjë institucion i cili ofron shërbime geriatrike. 2. Kemi ftuar publikisht inspektoratin e shëndetësisë dhe organet e rendit që ta trajtojnë këtë rast me seriozitet”, ka shkruar Muhaxheri.
Në një shtëpi të pleqve në Pejë, që është privatizuar së fundi, është ushtruar dhunë fizike ndaj një të moshuare nga një anëtare e stafit.
Në një video shihet se si punonjësja sulmon të moshuarën, teksa ngjarja xhirohet nga të tjerat. Dëgjohen edhe të qeshura.

-
Në një shtëpi të pleqve në Pejë ushtrohet dhunë ndaj të moshuarës
-
Osmani për sulmin ndaj Muhaxherit: Përgjegjësit të përgjigjen para drejtësisë
-
Kërkohet rishikimi i aktakuzës ndaj tri infermiereve që sulmuan të moshuarën në Pejë
-
Aktakuzë ndaj tri infermiereve që sulmuan të moshuarën në strehimoren “Orenda”
-
Apeli lë në paraburgim infermieret që keqtrajtuan të moshuarën në Pejë