Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Muhaxheri për dinarin: Lojë politike të cilën Kosova e ka humbur

Analisti Artan Muhaxheri ka thënë se çështja e dinarit ka mundur të shmanget. Duke përmendur akuzat që janë bërë ndaj Kosovës nga ndërkombëtarët, ai ka thënë se ajo që ka ndodhur ka qenë krejtësisht absurde dhe e panevojshme.

Sipas Muhexherit është mirë që tani ka një lëvizje dhe mund të ketë një kompromis për çështjen e dinarit, por se " e gjitha çfarë ka ndodhur është një lojë politike të cilën Kosova e ka humbur”.

“Kur bëhet një lojë politike, atëherë ajo duhet të bëhet për t’u fituar dhe jo për t’u humbur, dhe në këtë rast duket se Kosova ka bërë një lojë politike të cilën e ka humbur, sepse edhe nesër në takim Kosova do të jetë e humbur në aspektin politik, pasi do të jetë keq edhe nëse diskuton edhe nëse nuk diskuton për dinarin”, është shprehur Muhexheri të premten në një intervistë në emisionin “60 Minuta” të KTV-së.

“Nëse diskuton do të shkelet premtimi që kjo është çështje e panegociueshme edhe është çështje e brendshme e një institucioni të pavarur dhe do të shndërrohet në një çështje politike, por nëse nuk negociohet atëherë do të prishen edhe më tej marrëdhëniet me SHBA-në”, ka shtuar ai.

Sipas tij ky është një pozicion krejtësisht i panevojshme në të cilin Qeveria e ka vendosur vetën. “Kjo çështje ka pasur mundësi të zgjidhet në mënyrë më diplomatike e me përfitime të njëjta, pra me largim të dinarit nga përdorimi dhe do të ishte një fitore shumë e madhe e Kosovës”, ka theksuar Muhaxheri.

Edhe Muhaxhiri: Politikanët që s’janë harmonizuar me SHBA-në e BE-në kanë përfunduar në plehra Arbëri Muhaxhiri: Politikanët që s’janë harmonizuar me SHBA-në e BE-në kanë përfunduar në plehra

Sipas tij deklaratat që janë dhënë nga ndërkombëtarët për këtë do të kenë ndikim afatgjatë, do të shndërrohen në referenca e do të ndikojnë për keq edhe në imazhin e Kosovës.

“Kështu me kompromise që bëhen pas presioneve dhe pas një gjuhe shumë të ashpër të emisarit Escobar që e konsideroj një ‘emergjencë humanitare’, kjo ishte deklarata më serioze dhe më e rënda dhe ishte edhe një tjetër që e tha se ‘njerëzit po vuajnë, serbët po vuajnë’ ... që ky shtet të akuzohet se po e bën një pakicë që të vuajë është e patolerueshme dhe më e keqja është që këto do të shndërrohen në referenca”, është shprehur ai, duke shtuar se beson që situata nuk është aq dramatike sa ka thënë emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor Gabriel Ecsobar, por se kjo sipas tij është bërë për efekte politike.

Ai ka thënë se nuk i kupton disa prej veprimeve të kryeministrit Albin Kurti.

“Janë disa veprime të kryeministrit Kurti që janë të pakuptueshme dhe nuk e kuptoj sepse në fund ai po humb, kështu ndodhi edhe me targat, e bëri një lloj drame, edhe me zgjedhjet në veri, tani do të mbahen zgjedhjet do të vinë katër kryetar të Listës Serbe, edhe me targat edhe pse ndodhi gjithë ajo dramë sot ai vendim është efektiv, njerëzit me targa të Kosovës mund të shkojnë në Serbi, ata me targa të Serbisë mund të vinë në Kosovë. Pra një gjë që mund të bëhet shumë lehtë, po bëhet me pompozitet shumë të madh por edhe me efekte negative për imazhin e kryeministrit Kurti, kjo është shumë negative”, ka theksuar Muhaxheri.

Sipas tij në nëse vazhdon kështu Kurti do të bëhet i parashikueshëm.

“Nëse ndodh disa herë kështu do të bëhet edhe i parashikueshëm, pra do të thonë kryeministri Kurti kundërshton, vonon por në fund pranon, pra kështu ka ndodhur edhe me Asociacion, kështu ka ndodhur edhe me targat, kështu ndodhi edhe me tokën e Manastirit, kështu po të ndodhë edhe me targa, pra do të bëhet i parashikueshëm në këtë tentimin e tij për paparashikueshmëri”, ka theksuar Muhaxheri.

Muhaxheri: Kosova s’mund të ecë përpara pa e zgjidhur çështjen e Asociacionit

Derisa ka folur për dialogun ai ka paralajmëruar se do të ketë kërcënime e masa të reja ndaj të dy palëve, për zbatim të marrëveshjeve të arritura.

Edhe Muhaxhiri: Nga kjo situatë politike humbësja më e madhe është Vetëvendosja Arbëri Muhaxhiri: Nga kjo situatë politike humbësja më e madhe është Vetëvendosja

“Do të ketë kërcënime me sanksione, me masa më të ashpra, me ndalim të fondeve, me ulje të nivelit të raporteve, sepse për fat të keq Ballkani e ka një llojstereotipi që vetëm me dhunë, vetëm me presione, politikanët ballkanas ecin përpara, pra jo me dialog, jo me mirësjellje jo me konstruktivitet”, ka deklaruar Muhexheri.

Ai ka thënë se Kosova s’mund të ecë përpara pa e zgjidhur çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. “Kosova nuk mund të ketë te ardhme normale politike e ekonomie e as si shtet në aspektin e funksionimit pa a zgjidhur çështjen e Asociacionit, sepse ajo është kërkesa kryesore e ndërkombëtarëve. Kosova nuk mund të zhvillohet pa ndihmën e Amerikës e të BE-së e kjo ndihmë nuk vjen pa e zgjidhur çështjen e Asociacionit, është një lidhje e pashkëputshme mes zhvillimit të Kosovës dhe Asociacionit.