Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, përmes një postimi në Facebook ka treguar se sot ka dhënë urdhër për Drejtorinë e Inspekcionit dhe po ashtu ka kërkuar mbështetjen e Policisë në Suharekë, për një operacion verifikimi në të gjitha objektet ku zhvillohen lojërat e fatit, transmeton Koha.net.
“Në emër të qytetarëve të Komunës së Suharekës, kërkoj nga institucionet përkatëse që të marrin të gjitha veprimet e nevojshme ligjore për mbylljen e kazinove në Komunën e Suharekës”, ka shkruar Muharremaj.
“Si Kryetar i Komunës së Suharekës do të jem afër qytetarëve, që për aq sa më mundëson ligji që të jem në mbrojtjen e interesave tuaja”, përfundoi ai.
Artikuj të ngjashëm
-
Klina në favor të mbylljes së lojërave të fatit
-
Vazhdon peticioni kundër kazinove në Suharekë, pritet të zgjerohet në komuna tjera
-
Suhareka nis peticionin për shfuqizimin e Ligjit për lojërat e fatit
-
Në Suharekë nis peticioni për shfuqizimin e Ligjit për Lojërat e Fatit, e mbështet Rahoveci e Lipjani
-
I zhbllokohet llogaria bankare Komunës së Suharekës